Vaksinat, Meta dekreton marrëveshjen me kompaninë Pfizer

Politikë

Vaksinat, Meta dekreton marrëveshjen me kompaninë Pfizer

Presidenti Ilir Meta këtë të premte ka dekretuar ligjin për marrëveshjen me kompaninë Pfizer për prodhimin dhe furnizimin me vaksina anti Covid.

Dekretimi i ligjit ka ardhur pas miratimit të ligjit nga kuvendi.

“Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””, thuhet në dekret.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT