Kristiano Ronaldo i surprizon të gjithë, bën gjestin e habitshëm në konferencën për shtyp

Sport

Kristiano Ronaldo i surprizon të gjithë, bën gjestin e

Kristiano Ronaldo, i surprizoi të gjithë me veprimin para startit të konferencës për shtyp në prag të sfidës ndaj Hungarisë, që Portugalia do të zhvillojë ditën e nesërme në orën 18:00.

Ylli i Juventusit, në momentin e mbërritjes në sallën e konferencës, teksa po akomodohej në vendin e tij, menjëherë sapo u ul, largoi nga tavolina, dy shishet e Coca-Colës, që ishin vendosur për reklamë.

CR7 ka preferuar të tregojë bidonin e ujit, duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë, që të konsumojnë ujë dhe jo Coca-Cola.

Një veprim i guximshëm ky i portugezit, i cili ka injoruar kështu një nga sponsorat e EURO 2020. Ky moment është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion