Rezultatet e kandidatëve/ Edi Rama udhëheq PS në Vlorë, kush është demokrati më i votuar

Politikë

Rezultatet e kandidatëve/ Edi Rama udhëheq PS në Vlorë, kush

Po vijon numërimi i votave të marra nga kandidatët për deputetë në disa qarqe të vendit, ku në Vlorë procesi është drejt përfundimit.

Në kampin socialist kryeson bindshëm garën e më të votuarve kryeministri Edi Rama me 8857 vota të marra. Kryesocialisti ndiqet nga nr.7 në listë Damian Gjiknuri me 5331 vota, ndërsa i treti qëndron Vullnet Sinaj me 5265 vota.

Rezultatet e kandidatëve/ Edi Rama udhëheq PS në Vlorë, kush

Në kampin demokrat dhe aleatëve kryeson listën Bujar Leskaj me 4552 vota. Ky i fundit ndiqet nga Fation Veizaj me 3316 vota, ndërsa i treti sa i takon votave është Gëzim Ademaj me 2984 vota. E katërta në radhë është Ina Zhupa me 1917 vota.

Rezultatet e kandidatëve/ Edi Rama udhëheq PS në Vlorë, kush

Mes kandidatëve të LSI kryesuesi i listës Luan Rama nuk rezulton më i votuari në këtë qark. Në LSI lista prihet nga Dikens Bushaj me 747 vota, që ndiqet nga Grisejda Myslimi i vendit të dytë me 722 vota ose 25 vota më pak se Bushaj.

Ndërsa në vendin e tretë renditet Luan Rama  i cili ka grumbulluar 516 vota, kurse i katërt më i votuar Dhimitraq Lapa me 446 vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion