Genc Pollo flet për rezultatin zhgënjyes të demokratëve: Ditë e hidhur, roli i mëtejshëm i PD është kyç

Politikë

Genc Pollo flet për rezultatin zhgënjyes të demokratëve:

Ish deputeti demokrat, Genc Pollo e ka cilësuar “ditë zhgënjyese” për Shqipërinë faktin që PS ka marrë fitoren e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Pollo tha se ka shumë arsye përse dita e sotme është e hidhur për demokratët, ndërsa nënkuptoi se Basha duhet të lërë postin si kryetar i PD. Teksa falënderoi kandidatët për deputetë dhe aktivistët, Pollo theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për të filluar konceptimin e projektit të ri.

Kujtojmë se Pollo ishte ndër ish deputetët e PD që kanë qenë pjesë e listave të kandidatëve në vitin 2017, por munguan në garën e 2021.

“Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura.

Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese. GP”, shkroi Pollo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion