Rexhep Mejdani flet për shkarkimin e Metës: Para se të akuzohet presidenti, duhet...

Politikë

Rexhep Mejdani flet për shkarkimin e Metës: Para se të akuzohet

Ish-Presidenti Rexhep Mejdani në një intervistë për Euronews Albania ka folur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ai tha se duhet menduar shumë mirë përpara se të akuzohet një president, ndërsa u shpreh se shpreson që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin e duhur.

“Për mua duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet presidenti. Unë shpresoj që Gjykata Kushtetues të marrë vendimin e duhur”, tha Mejdani.

Kujtojmë se Presidenti Meta u shkarkua nga Kuvendi i Shqipërisë në 9 qershor me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, me argumentin se ka bërë shkelje të rënda kushtetuese. Tashmë do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që do t’i vendosë “vulën” shkarkimit ose jo të Metës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion