Rama vërejtje strukturave vendore: Keni qasje skandaloze, në vend t’u lutemi ne blegtorëve i lodhni me burokraci

Politikë

Rama vërejtje strukturave vendore: Keni qasje skandaloze, në vend

Kryeministri Rama në dialogun për ‘Bujqësinë dhe Zhvillimin rural’ u ndal dhe tek problemet me blegtorinë.

Ai kritikoi institucionet e qeverisjes vendore duke i quajtur që kanë një sjellje skandaloze ndaj blegtorëve në raport me burokracinë që u vendosin për nevojat që kanë.

"Ndërkohë që ishte e tmerrshme që të dëgjosh eksperiencat e blegtorëve për qeratë e kullotave, qasja e strukturave të qeverisjes vendore për qeratë e kullotave ishte skandaloze.

Përveç përpjekjeve që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori që ka shumë probleme, duhet të përballojnë edhe burokracinë në nivelin vendor dhe duhet ta ndryshojmë menjëherë.

Ne duhet t’i lutemi blegtorëve, jo të na luten për kontratën e kullotës. Çështja për një paketë blegtorale të diskutohet dhe t’i ftojmë në Cajup kur ta kemi gati", tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion