Rama pas firmosjes së marrëveshjes në Bruksel: Nga sot, Shqipëria pjesë e Europës Digjitale

Politikë

Rama pas firmosjes së marrëveshjes në Bruksel: Nga sot,

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga dita e sotme, Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale.

Kreu i qeverisë tha se është firmosur marrëveshja në Bruksel, në të cilën Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset dhe institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE prej gati 7.5 miliardë euro.

Postimi i kryeministrit Rama

Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro

Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion