Rama ironizon sërish Bashën: Ka frikë bufin se e shkul si dhëmb qumështi!
Lajmifundit
/
4 Prill 2025, 22:44
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka qenë mbrëmjen e sotme në zyrat e shtabit elektoral në zonën e Laprakës, aty ku punohet për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë bashkëbisedimit, Rama nuk kurseu ironinë për kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, duke pyetur shtabin nëse kishte ndonjë votë në Laprakë.
“Po Luli ka ndonjë votë këtu? Hë, a ka vota ai? Zyrë ka ai, po kandidat a ka? O Lul… u ngrit në një moment, por ka ra prapë. Ka frikë bufin ai, ka frikë! Nuk e sulmon.
Jo, e ka shumë frikë doktorin ai, doktori, doktori thotë, e ka frikë! Ka frikë bufin se e shkul si dhëmb qumështi!” tha Rama.


