U vetëvra në Prishtinë, polici Alban Tolaj ishte babai i moderatores dhe këngëtares së njohur

Showbiz

U vetëvra në Prishtinë, polici Alban Tolaj ishte babai i

Efektivi i policisë Alban Tolaj u gjet i vdekur ditën e sotme banesën e tij në Prishtinë mediat raportuan se viktima ka kryer vetëvrasje.

"Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, ka deklaruar policia.

Mediat në Kosovë kanë arritur të konfirmojnë se viktima, Alban Tolaj është babai i prezantuesesdhe këngëtares së njohur atje, Elsa Tolaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion