Rama i ashpër me deputetët: Nëse doni të punësoni familjarët, lini mandatin

PS duhet të udhëheqë vendin edhe për shumë vjet të tjera dhe këtë duhet ta kemi në kokë. Këtë mesazh u dha Edi Rama socialistëve, sipas të cilit kjo forcë politike duhet të udhëheqë vendin deri në vitin 2050. Rama tha qartë se kushdo që ka hyrë në politikë për të “sistemuar familjarët në shtet”, nuk do të jetë më i mirëpritur në grupin parlamentar të PS-së, nëse vijon të sillet si “personazh nepotik i pakorrigjueshëm”.
“Kush është bërë deputet për të sistemuar në punë shteti familjarët dhe kushërinjtë, duhet ta dijë që sot nuk do jetë fare më i mirëpritur në grupin parlamentar nëse do shfaqet si personazh nepotik i pakorrigjueshëm.” – tha Rama.
Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu ngritjen e një Komisioni të Etikës brenda Partisë Socialiste, i cili do të ketë për detyrë të përcaktojë kornizën dhe kufijtë e sjelljes së pranueshme për deputetët dhe zyrtarët socialistë.
“Komisioni i Etikës do caktojë kornizën dhe kufijtë, çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është e mundur”, shtoi kryeministri.
Edi Rama: Kush është bërë deputet për të sistemuar në punë shteti familjarët dhe kushërinjtë duhet ta dijë që sot nuk do jetë fare më i mirëpritur në grupin parlamentar nëse do shfaqet si personazh nepotik i pakorrigjueshëm. Komisioni i Etikës do caktojë kornizën dhe kufijtë , çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është e mundur.


