Dorëheqja e Dredhës, Rama: U zbut më shumë se ç’duhej! Drejtorë pa fe e atdhe, hipur mbi shpatullat e qeverisë

Politikë

Dorëheqja e Dredhës, Rama: U zbut më shumë se

Kryeministri Edi Rama flet për dorëheqjen e Ermal Dredhës nga drejtimi i Vlorës. Ai theksoi se drejtorët në qytetin bregdetar, që i konsideroi si pa fe dhe pa atdhe, hipën mbi shpatullat e qeverisë.

Edi Rama: Dua të nisem nga shembulli i Vlorës, nga gjithë sa pashë, kuptova dhe vajtova mbi situatën e qytetit, si dhe për shërbimeve e drejtorive qendrore në atë territor.

Po ndaj me ju një përkufizim të shkurtër, vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit, dembelizëm e karshillëk ndaj popullit të Vlorës, e një allajoje të tërë njerëzish pa fe, pa atdhe, pa din e imam me mandatin e drejtorit. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë. Në kuptimin që qeveria investonte Vlorën e këta e shkelën me këmbë si pasagjerët hipur mbi autobuzin e Kuçit.

Dua të bëj të qartë që e gjithë kjo situatë do të ishte gabim i madh sikur te lidhej me kryetarin e Bashkisë, i cili në gjithë atë situatë është më i miri. Sepse nëse lidhet me kryetarin e Bashkisë atëherë do jetë gabimi tjetër që ia lëmë vetëm Vlorës. Nuk është vetëm Vlora, dorëheqja e Ermalit sot pas bisedave që kemi bërë bashkarisht është treguesi i asaj që thashë, i një njeriu nqë e ndjen e do Vlorën dhe që i vetmi problem që ka është se duke ndejtur për një kohë shumë të gjatë jashtë Vlorës, e Shqipërisë si diplomat u zbut më shumë se sa duhet.

Uroj shumë që skuadra e re e deputetëve të qarkut të Vlorës të mos harrojë asnjë ditë se të përfaqësosh Vlorën është privilegj i veçantë, që sado të punosh për Vlorën nuk e meriton dot deri në fund.

Ama për ta merituar sadopak duhet të jesh ushtar i atij populli.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion