Rama ndan komisionet parlamentare, ja kë do të drejtojnë shumica dhe opozita

Politikë

Rama ndan komisionet parlamentare, ja kë do të drejtojnë shumica

Në mbledhjen e Asamblesë së PS kryeministri Edi Rama ka bërë me dije edhe ndarjen e Komisioneve Parlamentare mes shumicës dhe opozitës. 7 prej tyre do të drejtohen nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. 

Rama po ashtu ka propozuar se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë, 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur.

“Elisa, Niko, Taulanti me Majlindën, Ardean e disa deputetë të tjerë kishin për detyrën hartimin e një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare. Ata kanë analizuar ecurinë, strukturën dhe programin e kuvendit ndër vite. Si dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit të strukturës së Kuvendit me strukturën e procesit të negociatave. Paraprakisht dua të mbroj disa mendime. Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë.

Tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv. Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”, u shpreh Rama.

Ndarja e komisioneve:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – Drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale – I takon opozitës.

Komisioni i Medias – I takon opozitës.

Komisioni për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural – Drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisioni për Mjedisin dhe Turizmin – Drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisioni për Integrimin dhe Marrëdhëniet me BE-në – Drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisioni për Punët e Jashtme – Drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Antikorrupsionit – I takon opozitës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion