Rama-Bashës: Pashë Zotin, thuaje ndonjë llaf për bufin, se po të ftohen euroatlantikët!

Politikë

Rama-Bashës: Pashë Zotin, thuaje ndonjë llaf për bufin, se

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në rrjetet sociale, me Lulzim Bashën, duke e ironizuar sërish njëri-tjetrin.

Basha iu drejtua mesditën me një pyetje se pse nuk përballet me Sali Berishën ndërsa Rama i përgjigjet: Me cilën opozitë.

Pjesë nga replikat:

Rama: Me kë, mor Lul? Kush është ai, me kë? Mos më thuaj që është fjala për bufin. Si ka mundësi që ke frikë t’i zësh në gojë emrin, mor vëlla?

Shih, i madh je! Po pse nuk ja zë as emrin me gojë? Pse nuk e pyet vetë? Çfarë të tremb?

Unë në debat me bufin? Po si të dal unë me një buf kënete dhe jo me ty? Kur nuk dal me ty që ma këndove himnin aq gjatë, harroje. Edhe pashë Zotin, thuaje ndonjë llaf për bufin, se po të ftohen euroatlantikët, jo doktori, jo shoku.

Boll gjëmove bishtin tat nga prapa, Lul.

ME TE LEXUARAT