Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 42-vjeçari! Katër persona të tjerë të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 42-vjeçari!

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ishullin Euboea, në qytetin Karystos, ku automjeti i drejtuar nga një shqiptari është përplasur me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt dhe drejtohej nga një shtetas grek 75-vjeçar.  Përplasja ka qenë e forte dhe ka rezultuar me përmbysjen e automjetit të parë dhe vdekjen e 42-vjeçarit që ishte pasagjer në mjetin e bashkëatdhetarit.

Përveç viktimës, aksidenti ka shkaktuar plagosjen e katër personave të tjerë, përfshirë drejtuesin e mjetit shqiptar dhe tre pasagjerë grekë, të cilët janë transportuar në spital.

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar menjëherë për të liruar të lënduarit, dhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit janë në vazhdim nga Komisariati.

ME TE LEXUARAT