“Qenke ndyrësirë, shko moj…”/ Drejtori i shkollës dhe ai i Kulturës në Malësi të Madhe ‘lëshojnë gojën’ ndaj kritikuesve në rrjete sociale...

Politikë

“Qenke ndyrësirë, shko moj…”/ Drejtori i

Një ngjarje e paprecedentë ka shkaktuar reagime të forta në Malësinë e Madhe, ku dy drejtues institucionesh publike janë shprehur me gjuhë fyese ndaj një profesoreje.

Gjovalin Popaj, drejtor i Kulturës në Bashkinë e Malësisë së Madhe, dhe Edmond Curri, drejtor i shkollës së Bajzës, kanë përdorur fjalor të rëndë ndaj saj në komentet e tyre publike në rrjetet sociale.


Debati nisi pas një mbledhjeje të Këshillit të Bashkisë, ku një qytetare ngriti shqetësime për rolin e drejtuesve lokalë. Ky reagim duket se ka nxitur polemikat dhe gjuhën e papërshtatshme nga dy zyrtarët.

Qytetarët kanë shprehur indinjatën e tyre, duke e cilësuar të papranueshme sjelljen e përfaqësuesve të institucioneve arsimore dhe kulturore./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion