Shkuan si turistë në Itali por shisnin kokainë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Itali

Bota

Shkuan si turistë në Itali por shisnin kokainë, arrestohen dy

Një 22-vjeçar shqiptar, i cili kishte shkuar në Itali si turist është arrestuar nga policia gjatë një kontrolli në Viale Centurini, në Terni.

I riu tashmë me precedentë penalë, u ndalua ndërsa drejtonte një fuoristradë që e kishte marrë qira. Gjatë kontrollit të 22-vjeçarit dhe të makinës, u gjetën 23 pako me kokainë dhe 3 me kanabis, së bashku me një mijë euro para cash, të ardhura nga trafiku i drogës.

22-vjeçari iu nënshtrua gjithashtu një testi droge, i cili rezultoi pozitiv. Gjithashtu, pasditen e 4 shtatorit karabinierët ndaluan për kontroll një automjet, i marrë me qira, në Via del Centenario. Shoferi ishte një shtetas shqiptar 19-vjeçar, i cili kishte shkuar si turist në Itali. Gjatë kontrollit iu gjetën  37 pako kokainë.

Ai u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion