Pas gjashtë orësh në shtëpi, Jakup Krasniqi niset drejt Hagës/ Qytetarët e përcjellin me brohoritjet: UÇK, UÇK!

Pas afro gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën te familjarët.
Krasniqi është larguar nga shtëpia me mjetet e EULEX-it, ndërsa prej aty do të niset drejt Hagës.
Qytetarë të shumtë kishin pritur për orë të tëra para shtëpisë së tij, por nuk kanë pasur mundësi ta takojnë.
Megjithatë, në momentin e largimit të Krasniqit me makinat e EULEX-it, ata e kanë përcjellë nga afër këtë moment, duke brohoritur vazhdimisht “UÇK, UÇK”.
Krasniqit i ishte lejuar vizita në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë që nga arrestimi para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale. Vizitën e parë në Kosovë, ai ishte lejuar ta realizonte pas vdekjes së vëllait të tij.


