PS në Fier akuzon LSI për vjedhje të votave: Mund të kishim marrë edhe mandatin e 10

Fieri i dha fitoren Partisë Socialiste ditën e sotme, duke marrë 9 mandate. Për këtë rezultat, ka reaguar kandidati për deputet i PS, Petro Koçi, i cili në një intervistë televizive ka akuzuar LSI për vjedhjen e votave.
“Rezultati në Fier është dinjitoz. Ka patur shumë vota të pavlefshme. Diosa zona kjo ka qenë mëe e theksuar, prandaj themi që shumë vota tonat diolën të pavlefshme, mund të merrnim mandtin e 10.
Mendoj se duhet të flasim për gjëra serioze, pretendimet për vjedhje votash nuk ja vlen ti flasim. Nëse ka një parti që është profesioniste të vjedhë votat, është LSI. Ne kishim shumë më tepër potencë elektorale sesa kandidatët e opozitës. Edhe nga pikëpamja organizative, PS është shumë më e organizuar”, tha ai.


