Partia Demokratike në Lezhë akuzon qeverinë: Janë blerë vota në mënyrë masive

Politikë

Partia Demokratike në Lezhë akuzon qeverinë: Janë blerë

Në Lezhë triumfoi Partia Demokratike, por, kandidati për deputet i kësaj partie në këtë qytet, Mark Marku, akuzoi qeverinë se ka vjedhur masivisht vota.

 “Kemi arritur një fitore jo të mirë, por shumë të mirë sepse ne vetëm për 2 mijë vota nuk kemi fituar mandatin e pestë, kjo gjë në Lezhë nuk është arritur qysh nga 2009. Unë mendoj që këto zgjedhje janë më të pistat në historinë e Shqipërisë, qeveria ka përmbytur Shqipërinë me para të pista për të blerë botën e shqiptarëve.

 

Nëse njihen këto zgjedhje nga komuniteti ndërkombëtar, do të jetë dëshmi që këtë vend kanë vendosur ta lënë në dorën e krimit. Kanë fituar mandate vetëm me blerje vote. Janë shpërndarë shumë para në këto zgjedhje, 500 euro nëpër familje. Janë blerë votat në mënyrë masive, me paratë e korrupsionit”, tha Marku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion