Protesta e opozitës, Berisha: 3 orë kundër regjimit, ftoj shqiptarët t’na bashkohen

Opozita vijon me mosbindjen civile paralelisht me seancën parlamentare të sotme. Berisha në një deklaratë për gazetarët është shprehur se kjo protestë e organizuar nga demokratët është për të mbështetur lirinë dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar.
Sali Berisha: Këtë akt, këtë vendim, mosbindje civile PD, demokratët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes të interesave të dinjitetit dhe lirisë të çdo qytetari shqiptar, që beson tek vota e lirë, që ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë, që Shqipëria pa opozitë është një katastrofë, që Edi Rama me organizatën e tij kriminale në qeveri, është vërtetuar si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar.
Ato 3 orë kundër regjimit i ftoj shqiptarët të bashkohen në atë protestës, sepse po luftojmë për interesat jetike të shqiptarëve.


