Presidentja e KE, Von der Leyen nesër në Tiranë, takime me Ramën e Begajn dhe ceremoni pritjeje zyrtare

Politikë

Presidentja e KE, Von der Leyen nesër në Tiranë, takime me

Kryeministri Edi Rama do të presë nesër, të hënën më 13 tetor, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të zhvillohet në orën 09:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Presidentja e KE-së do të pritet me nderime shtetërore.

Pas ceremonisë, në orën 10:00, do të mbahet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga një takim bilateral mes dy delegacioneve respektive.

Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë.

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu ajo do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, në një takim që pritet të mbahet në orën 9:15 në ambientet e Presidencës.

ME TE LEXUARAT