Sherri me thika në Bathore nisi me "pse më sheh...", momenti kur të miturit mbërrijnë në spital!

Aktualitet

Sherri me thika në Bathore nisi me "pse më sheh...", momenti

Janë publikuar pamje nga momenti kur të plagosurit pas sherrit me thika në Bathore mbërrijnë te Spitali i Traumës.

Në foto shihen disa të rinj të lënduar që transportohen me urgjencë, të shoqëruar nga familjarë dhe policia.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ku pesë persona u plagosën pas një konflikti mes të miturve. Famtirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i sherrit dyshohet të jetë për motive banale, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka thënë “Pse më shesh ashtu?”.

Lajmi i fundit /Sherr i dhunshëm në Bathore! 4 persona plagosen me thika

Sherri me thika në Bathore nisi me "pse më sheh...", momenti

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me katër të plagosur me thikë në zonën e Bathores, në periferi të kryeqytetit.

Sipas raportimit të mediave, persona të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariatin Nr. 5 për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Kamëz/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

ME TE LEXUARAT