Braçe e akuzoi se nuk kishte patentë, Basha e pranon: Me atë rast rinovova edhe lejen e drejtimit...

Politikë

Braçe e akuzoi se nuk kishte patentë, Basha e pranon: Me atë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij kur postoi foton nga makina gjatë një udhëtimi me familjen, ku zv.kryeministri Braçe e akuzoi se ai nuk kishte patent.

Ai e pranoi se patenta e tij nuk ishte rinovuar, ndërsa shtoi se pas atyre akuzave, ai shkoi për të rinovuar lejen e drejtimit.


“Kur doli fotografia, më thanë se unë nuk e ndjek, që kishte një lumë entuziazmi të drejtuesve të lartë të kundërshtarit politik që kishin zbuluar se kishte skaduar leja e drejtimit, në fakt dua ti falënderoj se më këtë rast e rinovova lejen e drejtimit. Patentën e kam marrë 17 -vjeç, në 1991”, tha Basha.

Kujtojmë se pak javë më parë Basha u shfaq në timon pa rrip sigurimi, ku vërshuan një lum akuzash nga kundërshtarët politikë, si zv.kryeministri Erion Braçe i cili e akuzoi se ditën që postoi foton duke i dhënë makinës, i kishte skaduar patenta dhe se vetëm disa ditë më pas aplikoi për rinovimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion