“Bie” partia e Merkel, sondazhet: zgjedhjet në Gjermani i fitojnë...

Bota

“Bie” partia e Merkel, sondazhet: zgjedhjet në Gjermani i

Një erë e gjelbërt ndryshimi duket se po fryn në Gjerman, 6 nga 10 sondazhe të publikuara javët e fundit i vendosin në krye ambientalistët, të cilat spostojnë sipas tyre në vend të dytë koalicionin qeverisës kristian-demokrat të Angela Merkelit.

Anketimet i japin Partisë së Gjelbër fitoren në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen pas 5 muajsh. Peisazhi politik i vendit ka qenë shumë më rezistent ndaj luhatjeve të pushtetit sesa ai i mjaft fqinjëve europianë. CDU-ja ka arritur ta çimentojë në vite statusin e  saj të forcës politike supreme teksa simotrat e veta në France e Itali janë zhytur në harresë.

Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë se konservatorët, që kanë drejtuar vendin këto 16 vitet e fundit, mund të humbasin fronin e partisë më të madhe të Bundestag në 26 shtator. Annalena Baerbock do të jetë kandidatja për kancelare e partisë ambientaliste “Aleanca 90-të/Të Gjelbërit”. Juristja deklaron se i kanë mjaft të qarta idetë për postin e kancelarit në Gjermani.

“Qëllimi është „të ndryshojmë në vend që të premtojmë”, thotë ajo. Në sfondin e kuotave të larta që ka arritur partia qysh nga viti 2018 në sondazhet elektorale, për herë të parë ekologjistët vendosën të emërojnë një kandidat për kancelar në zgjedhjet parlamentare.

Baerbock shfaqet plot besim në vetvete, edhe pse  nuk ka përvojë në qeverisje.

ME TE LEXUARAT