Video tronditëse/ Drejtoresha e shkollës rreh 6-vjeçaren me dërrasë pasi i prishi kompjuterin

Bota

Video tronditëse/ Drejtoresha e shkollës rreh 6-vjeçaren me

Drejtoresha e një shkolle fillore në Florida është duke u hetuar për rrahjen e një nxënëseje 6-vjeçare pasi prishi një kompjuter të shkollës. Videoja që ka tronditur SHBA-në, është bërë nga e ëma e vajzës, shkruan Nypost.

Drejtoresha e shkollës në Clewiston, Melissa Carter, si dënim për dëmin prej 50 dollarë, e goditi disa herë në fundshpinë vajzën me një dërrasë.

Në video shihet se si drejtoresha kërkon asistencën e një nxënëseje tjetër, e cila e mban dhe e kthen prapa për të qëndruar gati për goditjet.

E ëma e vajzës, u shpreh e tronditur me atë që pa. Në fakt, ajo shkoi në shkollë për të paguar dëmin që kishte shkaktuar vajza e saj, por u ballafaqua me skenën e tmerrshme, ku vajza po bëhej gati të merrte dënimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion