Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë” !

Politikë

Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në

Pavarësisht Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet të premten e 16 majit në Tiranë, Partia Demokratike është e vendosur në mbajtjen e protestës gjatë kësaj dite.

U përfol se mund të kishte një spostim nga Bulevardi “Zogu i Parë” në një vend tjetër, por nuk do të ketë asnjë zhvendosje, teksa disa qindra metra më larg në sheshin “Skënderbej” janë në aktivitet liderët europianë.

Policia i refuzoi lejen për protestë te Zogu i Parë, madje u ndryshua edhe posteri, por PD është e vendosur që t’i shkojë deri në fund ashtu siç lajmëroi në fillim.

Nesër protesta do të zhvillohet te Bulevardi Zogu i Parë, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00. Ky është njoftimi përfundimtar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion