Përplasjet me ambasadoren, Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA mbeten gjithmonë të shkëlqyera

Politikë

Përplasjet me ambasadoren, Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA

Presidenti Ilir Meta nga Fieri teksa ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime, ka komentuar dhe situatën e fundit të marrëdhënieve të tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Meta i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si janë marrëdhëniet me ambasadoren e SHBA, duke theksuar se çdo gjë është në rregull.

Ai ka theksuar se marrëdhëniet me ambasadoren amerikane kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të shkëlqyera.

“Marrëdhënia me ambasadoren ka qenë gjithmonë e shkëlqyer, e shkëlqyer. Primare është mbarëvajtja e këtij procesi, pasi është vendimtar për hapjen e negociatave me BE-në. Marrëdhëniet e mia me SHBA-të do të mbeten të shkëlqyera.

Zgjedhjet janë të mrekullueshme, kudo janë të mrekullueshme, në Shijak të mrekullueshme, kudo është fantastike”,është shprehur Meta.e.su.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion