Përplasja fizike në Tropojë, Malaj: Përfaqësuesit e PD kanë goditur ashpër socialistin

Politikë

Përplasja fizike në Tropojë, Malaj: Përfaqësuesit e PD

Pas lajmit se një përleshje ka ndodhur në Tropojë, në fshatin Lekbibaj, ka reaguar kryesuesi i PS në Tropojë, Petrit Malaj. Ky i fundit tha për mediat se një grup përfaqësuesish të PD kanë goditur përfaqësuesin e PS në këtë zone.

 “Janë konfliktuar me përfaqësuesin e PS një grup përfaqësuesish të PD e kanë goditur shumë ashpër shumë dhunshëm e kanë marrë e kanë futur në një dhomë e kanë godituar po aty me sende shumë të forta. Është bërë denoncim nga PS, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Kryetari i PS të zonës me kryetarin e PD të zones.

Më vjen keq për një gjë që njerëz të forcës politike të djathtë përdorin argumente nga më banale se po tëntohej të blihej vota nëse ka mbetur petrit malaj të blejë votën e mori lumi këtë vend. Ska për të ndodhur kurrë. Malaj është një qytetar me rrogë shteti dhe jo biznesmen. Cfarë vështirësish s'kam fare vështirësi sepse kam bërë një fushatë model sa i takon qytetarisë që se ka pasur Tropojanë këto vite. Nga ana ime dhe e PS do jetë në nivelin e duhur plotë qytetari dhe dinjitet. Mua s'më shkojnë në mendje ato gjëra që mund tu shkojnë të tjerëve”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT