Përfundon numërimi në Dibër, Aurora Mara lë pas Xhelal Mziun me 4046 vota diferencë, ja rezultati

Politikë

Përfundon numërimi në Dibër, Aurora Mara lë pas Xhelal

Në Qarkun e Dibrës ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve. Sipas KQZ, në Partinë Demokratike, ka marrë më shumë vota drejtuesi politik i këtij qarku, Xhelal Mziu me 5.321 vota, pas tij renditet Kreshnik Çollaku me 5.093 vota dhe Edmond Isaku me 5.098 vota.

Më e votuara nga kandidatët femra në PD, është Dhurata Tyli me 2.870 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Irini Shehu ka marrë 1.986 vota. Nga krahu tjetër, më e votuara nga PS, ka dalë kandidatja Aurora Mara, e cila ka siguruar 9.367 vota. I dyti renditet ish-kryebashkiaku i Dibrës Dionis Imeraj me 5.154 vota, Melaim Damzi me 4.609 vota dhe në fund renditet kryesuesi i listës Lavdrim Krashi.

Kandidatët e Partisë Socialiste (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Lavdrim Krashi 3.317 vota

Aurora Mara 9.367 vota

Dionis Imeraj 5.154 vota

Melaim Damzi 4.609 vota

Spartak Koltraka 1544 vota

Anisa Xhika 504 vota

Kandidatët e Partisë Demokratike (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Xhelal Mziu 5321 vota

Kreshnik Çollaku 5.093 vota

Dhurata Tyli 2.870 vota

Edmond Isaku 5.098 vota

Luan Haka 4.374 vota

Irini Shehu 1.986 vota

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion