Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari me doza droge dhe pistoletë në makinë (EMRI)

Aktualitet

Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari me doza

Një 22-vjeçar është arrestuar sot në Dhërmi pasi dyshohet se shiste kokainë në zonë. Policia e ndaloi Justino KurtiN ndërsa lëvizte me makinë dhe gjatë kontrollit i gjeti disa doza të lëndës narkotike.

Kontrolli vijoi edhe në automjet, ku u zbulua një pistoletë sportive me municion dhe silenciator.

I riu, banues në fshatin Dhërmi u vu në pranga në flagrancë.

Sipas policisë, ai dyshohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Dozat e kokainës dhe arma u sekuestruan si prova materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë 

"Shiste doza Kokaine në Dhërmi, kapet në flagrancë me disa doza dhe me pistoletë sportive, në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari.   Sekuestrohen dozat e Kokainës, gati për shitje, dhe pistoleta sportive me silenciator. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.  Shërbimet e Policisë ndaluan në fshatin Dhërmi, automjetin me drejtues shtetasin J. K. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. K. iu gjetën disa doza Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në automjet, u gjet një pistoletë sportive, me municionin përkatës dhe me silenciator. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi J. K., 22 vjeç, banues në Dhërmi, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme" /Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion