Përfaqësuesja e lartë e BE vjen në Tiranë! Ja marrëveshjet e rëndësishme që do të firmosen!

Politikë

Përfaqësuesja e lartë e BE vjen në Tiranë! Ja

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të vijë sot në Shqipëri.  Vizita e saj vjen në kuadër të një turi ballkanik dhe përbën ndalesën e parë në Tiranë që prej marrjes së detyrës së re në BE.

Takimet e saj në Shqipëri pritet të përqendrohen në bashkëpunimin politik, sigurinë dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore, duke nisur me një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas me Kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Kallas vjen vetëm pak javë pas vizitës së Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, e cila vlerësoi progresin e Shqipërisë në reformat integruese, por nënvizoi edhe sfidat që duhen adresuar për anëtarësimin në BE.

Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Evropian për kalendarin e punimeve dhe takimeve.

Mësohet se pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë, ku gjithashtu ka agjendë të ngjeshur.

ME TE LEXUARAT