"Përdhosi karrigen", Spiropali: Meta e ka tepruar, i gjithë populli do t’i jepte leksion po të ishte në sallë

Politikë

"Përdhosi karrigen", Spiropali: Meta e ka tepruar, i gjithë

Duke veçuar momentin kur ka hedhur votën pro shkarkimit të Ilir Metës nga karriga e presidentit, ministrja Elisa Spiropali tha se ai e meritonte një vendim të tillë.

Spiropali u shpreh në rrjetet sociale se i gjithë populli shqiptar do të kishte vepruar njësoj, po të ishte në sallën e Parlamentit.

“+104 

Aq e ka tepruar Ilir Meta, sa sikur në këtë sallë të ishte i gjithë populli shqiptar, s’do kishte mbetur kush pa i dhënë leksionin e merituar:

Shkarkimin nga ajo detyrë e nderuar që e shpërdoroi me papërgjegjshmëri të skajshme.

Zbritjen nga karrigia e lartë që e përdhosi me ndërgjegje të plotë.”-shkruan Spiropali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion