Të dielën vendoset për kryetarin e ri të PD-së, Basha ka një mesazh të fortë për demokratët

Politikë

Të dielën vendoset për kryetarin e ri të PD-së, Basha

Ditën e diel, Partia Demokratike do të zgjedhë kryetarin e ri. Lulzim Basha, i cili është një nga katër kandidatët shprehet në një postim në Facebook se demokratët në datë 13 Qershor do të zgjedhin të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi.

“Këtë të dielë do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi.

Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën që na kanë dhënë njerëzit. Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë për ndryshimin, për demokracinë, për Shqipërinë” shkruan ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion