Stresi sqaron fansat pse nuk mund t’u përgjigjet në Instagram: Ambasada Amerikane më ka...
Lajmifundit
/
9 June 2021, 19:48
Bota

Mesa duket Stresi nuk mundet që t’ju kthejë përgjigje fansave të tij dhe për këtë gjë u ka dhënë një sqarim të gjithë atyre që i kanë shkruar.
Nëpërmjet një videoje në “InstaStory” ai është shprehur se Instagrami i tij është bllokuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji.
“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, ka thënë Stresi.


