PD gati për ndryshimet Kushtetuese, kërkon të bëhet dhe Vetingu i politikanëve

Politikë

PD gati për ndryshimet Kushtetuese, kërkon të bëhet dhe

Mësohen detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokatike ku është diskutuar në lidhje me paketën e ndryshimeve Kushtetuese, që përfshijnë reformën zgjedhore, territoriale.

Po ashtu në mbledhjen e grupit është diskutuar në lidhje me Vetingun e politikanëve.

PD pritet që të dorëzojë në Kuvend projektligjin për vetingun e politikanëve, e cila ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e tyre në këto vite të gjata në opozitë.

Ishte nënkryetarja e PD-së Grida Duma ajo që u shpreh disa ditë më parë se Partia Demokratike shumë shpejt do të propozonte një paketë për Reformën Territoriale dhe tha se ekspertët e kësaj force politike kishin nisur punën për hartimin e propozimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion