PD e akuzoi se i kopjoi programin, Rama ironizion: Gjëja më qesharake, a thua se bëhet fjalë për kodin e Da Vinçit

Politikë

PD e akuzoi se i kopjoi programin, Rama ironizion: Gjëja më qesharake,

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se u vodhi programin elektoral të prezantuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Rama ironizoi duke thënë që është gjëja më qesharake në botë “a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik”.


“U kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, deklaroi kryeministri.

“Qajnë hallin se edhe u kopjua programi, është gjëja më qesharake në botë a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod kasaforte, kodi i Da Vinçit, u kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion