Paralajmëron Rushaj: Vazhdimi i numërimit do të ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët

Politikë

Paralajmëron Rushaj: Vazhdimi i numërimit do të ketë

Nga selia blu, drejtori i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj deklaroi se orët në vazhdim do të sjellin surpriza të pakëndshme për kundërshtarët politikë.

Ai u bëri thirrje komisionerëve të mos tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë për ndryshim.

“Siç ju kem thënë Numërimi i çdo vote do konfirmojë vullnetin e shqiptarëve për ndryshim.  Pamë sot si dy vende deputetesh u rikuperuan. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë.

I bëj thirrje çdo komisioneri, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Qytetarët kanë votuar ndryshimin dhe ne ju sjellim ndryshimin”, u shpreh Rushaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion