Raste të larta me COVID, Turqia futet në karantinë totale

Bota

Raste të larta me COVID, Turqia futet në karantinë totale

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot vendosjen e një bllokimi 17-ditor, duke filluar nga e enjtja në mbrëmje, në të gjithë Turqinë, për të frenuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit të ri pas një shpërthimi në numrin e rasteve ditore.

“Ne duhet të zvogëlojmë sa më shpejt numrin e rasteve në më pak se 5 000 në ditë, në mënyrë që të mos mbetemi prapa në krahasim me Europën, që po hyn në një periudhë rihapjeje”, tha kreu i shtetit turk.

Turqia regjistroi më shumë se 37 000 raste të reja COVID-19 dhe 353 vdekje të lidhura me të në 24 orët e fundit, pas një kulmi prej më shumë se 60 000 rastesh në ditë që nga fillimi i prillit.

Të gjithë dyqanet dhe bizneset që konsiderohen jothelbësore do të mbyllen gjatë periudhës së bllokimit, që mbulon festën treditore myslimane, që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit.

Me përjashtim të rasteve urgjente, udhëtimi midis provincave do të ndalohet.

Turqia tashmë kishte forcuar kufizimet që synonin ndalimin e përhapjes së virusit më 13 prill, ditën e parë të Ramazanit. Bllokimi i ri do të fillojë më 29 prill në mbrëmje dhe do të mbetet në fuqi deri më 17 maj në mëngjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion