Paloka akuzon PS: Kemi prova se ka krime elektorale dhe shit-blerje të votës, PD do fitojë në Durrës

Politikë

Paloka akuzon PS: Kemi prova se ka krime elektorale dhe shit-blerje të

Edi Paloka, kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun e Durrësit, ka bërë një intervistë televizive, ku ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe fushatat elektorale. Në fjalën e tij ai akuzoi Partinë Socialiste se po abuzon me votën, duke theksuar se ka prova për këtë akuzë.

 “Ka dhe krime elektorale, abuzimet me pushtetin, punësime 2 mujore dhe shumë shkelje të tjera. Krimi elektoral dhe shit-blerja e votës është ende evidente. Kam bërë tre padi, njëra nuk është ende publike, por ne kemi prova, emra dhe regjistrime të këtyre që bëjnë këtë punë. Pas këtyre qëndron Ardian Çela, drejtor i OSSHE”, u shpreh Paloka.

Gazetari i përmendi këto denoncimet, që sipas shumë zërave, PD i përdor ër të justifikuar humbjen, gjë që Paloka nuk e pranoi. “Vetëm humbje s’ka në Durrës. Këtë e shohin edhe kundërshtarët tanë. Unë dje kam marrë edhe regjistrimin e fundit të atyre që po bëjnë mjeshtrat e Çelës në zonat kryesisht rurale. Do të bëhen edhe publike, i kërkoj policisë që të angazhohet në kapjen e këtyre personave dhe jo të merren me demokratët që ruajnë këto personat që blenë vota”, tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me pandeminë dhe masat anti-Covid, Paloka tha se virusi më i madh është PS. “Unë jam përpjekur të ruajmë këto masa. Por njerëzit kanë një virus më të madh përpara, edhe njerëzit nuk janë ruajtur shumë. I kërkoj të gjithëve të votojnë me datë 25, sepse aty është fuqia e tyre. Do citoj ambasadoren e SHBA, kush do ndryshimin të votojë ndryshimin, kush do kriminelët, të vonojë për kriminelët. Këtë tjetrën e them unë tani, ndryshimi kalon vetëm përmes numrit 9”, tha Paloka.

ME TE LEXUARAT