Numërimi në Shkodër, Ilir Beqaj rrezikon të humbasë mandatin, ja rezultatet

Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 267 qendra votimi nga 411 që janë gjithsej. Sipas KQZ, më i votuari në PD është Bardh Spahia me 4721 vota i renditur i 7-i në listë, i cili pritet të thyej herësin e listën fitues e për të hyrë në Kuvend duke marrë vendin e Ramadan Lika i treti në listë dhe ndiqet nga Zef Hila me 4593 vota dhe Helidon Bushati me 4044 vota. Ndërsa Nard Ndoka ka marrë rezultatin më zhgënjyes duke marrë vetëm 160 vota.
Në listën e PS, e cila mori 3 mandate në Shkodër, më i votuari deri tani është Paulin Sterkaj me 4840 vota, i ndjekur nga Benet Beci me 4663 vota. Ilir Beqaj i renditur i katërti në listë ka marrë 2236 vota duke rrezikuar seriozisht të mos marri mandat, pasi Stërkaj dhe Beci të renditur i 2 dhe 3 kanë marrë 2-fishin e votave të tij. Ndërsa e para në listë është Edona Bilali e cila ka marrë 1800 vota por mund të zëvendësohet vetëm me një grua që ka më shumë vota se ajo dhe jo nga një burrë.
Partia e Tom Doshit PSD mori në Shkodër 2 mandate, ku më i votuari është vetë Doshi me 4809 vota preferenciale.
LSI siguroi vetëm një mandat dhe pritet që atë ta marrë i pari në listë Agron Çela, i cili ka marrë 1796 vota, ndërsa kandidatët e tjerë nuk kanë ende numrin e duhur të votave për të thyer herësin.
Në Shkodër ishte kandidate edhe Jozefina Topalli me partinë e saj të re Lëvizja për Ndryshim. Topalli nuk arriti të sigurojë mandatin për të hynë në kuvend, ndërsa deri tani ka marrë 527 vota preferencial, ndërsa kandidatët e tjerë në listë votat e tyre kanë një numër të papërfillshëm.


