Dibra “braktis” Xhelal Mziun, më pak i votuari në Partinë Demokratike

Politikë

Dibra “braktis” Xhelal Mziun, më pak i votuari në

Në qarkun e Dibrës, janë 128 qendra votimi nga 227 që janë gjithsej. Sipas KQZ, më i votuari në PD është Kreshnik Çollaku me 5011 vota preferenciale deri tani, i ndjekur nga Dhurata Çupi me 2744 vota. Ndërkohë, është vënë re se Xhelal Mziu ka marrë 2088 vota.

Ndërsa PS ka siguruar 2 mandate edhe pse diferenca me votat e PD ishte e ngushtë vetëm me 278 vota me pak. Në listën e PS në Dibër më e votuara është Aurora Mara me 9087 vota, e ndjekur nga Lavdrim Krashi me 1269 vota. Në këtë qark nuk pritet të ketë surpriza për thyerjen e herësit brenda PS pasi kandidatët e tjerë kanë një numër të papërfillshëm të votave.

LSI në Dibër nuk siguroi mandat dhe se kandidat e saj kanë marrë një numër votash preferenciale të papërfillshme.

ME TE LEXUARAT