Numërimi brenda dhe jashtë vendit/ PS forcë e parë me rreth 776 mijë vota

Politikë

Numërimi brenda dhe jashtë vendit/ PS forcë e parë me rreth

Partia Socialiste deri më tani ka blinduar 83 mandate, ndërsa PD 50, kurse PSD del forcë e tretë.

Gjatë votimit të qytetarëve brenda vendit, 733.149 vota ka siguruar PS, kurse PD 481.548 duke dalë forcë e dytë.

Koalicioni Shqipëria Bëhet ka marrë 49.393, kurse Partia Social Demokrate del forcë e katërt me 47.498.

Nga ana tjetër votat e diasporës vijojnë të numërohen. Deri më tani janë numëruar 79.409 zarfe nga 194.889.

Partia Socialiste kryeson edhe në votat e diasporës ku deri më tani ka marrë 42.492, e pasuar nga PD me 22.481.

Forcë e tretë është Koalicioni Shqipëria Bëhet me 6670, kurse forcë e katërt është Partia Mundësia me 2781.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion