“Nuk do rriten çmimet e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël”, Ahmetaj: Për pjesën tjetër ka një reformë…

Politikë

“Nuk do rriten çmimet e energjisë për familjarët dhe

TIRANË
Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë sot para mediave për të prezantuar vendimet e marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ai u pyet nëse përveç mbrojtjes së familjarëve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike ka një plan dhe për biznesin e madh, por tha se dy pikat kryesore të planit janë furnizimi me energji elektrike si dhe mbrojtja e këtyre dy shtresave, konsumatorët familjarë dhe biznesi i vogël.

“Kryeministri ka qenë shumë i qartë në deklarimin e planit. Pika e parë që është shumë e rëndësishme ka të bëjë me furnizimin me energjinë elektrike. Pika e dytë ka të bëjë me mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël. Për pjesën tjetër ka një reformë, një skedë që do vazhdojë ashtu siç ka qenë e planifikuar. Nuk do rriten çmimet për familjarët dhe biznesin e vogël. Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë elektrike. Jemi duke punuar për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse furnizimi dhe në botë ka qenë me problematika”, deklaroi Ahmetaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion