Vdes tragjikisht gruaja në Indi, burri i vendosi korbën në shtrat

Bota

Vdes tragjikisht gruaja në Indi, burri i vendosi korbën në shtrat

Një burrë nga India, që u dënua për vrasjen e gruas së tij duke bërë që një kobra ta kafshojë atë, iu është shqiptuar një dënim të rrallë të përjetshëm. Autori, Sooraj Kumar u arrestua vitin e kaluar pasi gruaja e tij Uthra vdiq nga një kafshim prej gjarpri.

Policia filloi hetimet pasi familja e saj dyshoi për vrasje, duke thënë se Sooraj i kishte ushtruar presion atyre për prikë. Të hënën, një gjykatë e shpalli atë fajtor pasi ai vendosi kobrën në shtrat derisa Uthra po flinte. Me këtë rast, 25-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në maj të vitit të kaluar.

Dyshimet e para filluan kur Uthra ishte kafshuar nga një nepërkë vetëm disa javë më parë. Ajo po shërohej nga kafshimi i parë i gjarprit kur u sulmua nga kobra. /Telegrafi/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion