“Një nga vendimet e para do të jetë rikthimi i TikTok”, Berisha: Çdo diktaturë fillon me censurën, Rama i urren të rinjtë

Politikë

“Një nga vendimet e para do të jetë rikthimi i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në kuadër të fushatës zgjedhore.

Duke e cilësuar Ramën si një “arrogant të lindur”, Berisha argumentoi se kryeministri është i lumtur kur të rinjtë largohen nga Shqipëria. “Ai e di që të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë atë, prandaj i urren ata. Më 11 maj, çdo i ri dhe e re duhet të votojë për ta lënë atë në të kaluarën,” deklaroi ai.

Një nga premtimet e para të Berishës ishte rikthimi i TikTok-ut në Shqipëri, duke e lidhur ndalimin e kësaj platforme me censurën dhe trashëgiminë autoritare.

“Me ndalimin e TikTok-ut, Rama u kthye tek babai i tij”, tha ai, ndërsa e cilësoi censurën si hapin e parë të diktaturës.

“Edi Rama është një arrogant i lindur, është problematik, por ai e di në anën tjetër se të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë atë dhe kështu ai i urren ata. Ai është i lumtur kur ata largohen nga vendi. Ndaj në 11 maj çdo i ri dhe e re duhet të votojë për ta lënë atë në të kaluarën. Një nga vendimet e para do të jetë rikthimi i TikTok në Shqipëri, sepse me ndalimin e TikTok ai u kthye te babai i tij.

Të nderuar, ky person 2 metra i gjatë me atlete të bardha që bën piktorin dhe sportistin në arenën ndërkombëtare, është biri i babait që firmosi varjen në vitin 1988 të poetit dizident Havzi Nela. Ai ishte i pari pas diktatorit që firmosi sepse nuk pranonte poemat e tij për lirinë e fjalës. Edhe pse djali nuk duhet të fajësohet për veprat e të atit, ai duhet të kërkonte falje në shenjë për të dënuar atë veprim, ndërsa Edi Rama nuk e ka bërë kurrë këtë. Ai ka thënë se i ati ishte në anën e duhur të historisë. Ndaj ai ka një marrëdhënie të vështirë me të rinjtë. Çdo diktaturë fillon me censurën”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion