Presidenti sirian Ahmed al-Shara shpall qeverinë e re kalimtare

Bota

Presidenti sirian Ahmed al-Shara shpall qeverinë e re kalimtare

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa njoftoi të hënën një qeveri të re kalimtare, një moment historik në tranzicionin nga dekada e sundimit të familjes Asad dhe përmirësimin e lidhjeve të Sirisë me Perëndimin, raporton Reuters.

Rebelët në Siri, të udhëhequr nga lëvizja Hayat Tahrir al-Sham, morën pushtetin në vend në dhjetor të vitit të kaluar, pasi përmbysën presidentin sirian Bashar al-Assad.

Më pas ata formuan një qeveri kalimtare që vendet perëndimore dhe OKB-ja, ndër të tjera, kërkojnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve në vend në strukturat qeveritare.

Numri i të vdekurve nga përplasjet mes forcave siriane të sigurisë dhe besnikëve të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad, është rritur në më shumë se 1311 persona pak javë më parë sipas të dhënave nga Observatori Sirian për të Drejtat e njeriut.

Në raportin e kësaj organizate Humanitare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se përveç gati 850 civilëve të vrarë, kryesisht nga të shtënat nga një distancë e afërt, janë vrarë gjithashtu 231 anëtarë të forcave qeveritare të sigurisë dhe rreth 250 militantë me grupe të armatosura të lidhura me Asadin.

Monitoruesi i luftës shtoi gjithashtu se energjia elektrike dhe uji i pijshëm u ndërprenë në zona të mëdha rreth qytetit bregdetar perëndimor të Latakias./TAR

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion