Një ditë pas Kryemadhit, Meta në SPAK: Hë mo çfarë ka ndodhur…

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta prej mëngjesit të sotëm është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
“Hë mo çfarë ka ndodhur?!“, u tha fillimisht gazetarëve Ilir Meta pasi në hyrje të SPAK ishin të pranishëm shumë media.
Gjatë fjalë së shkurtër, Meta në hyrje të SPAK e ironizoi kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin duke i vendosur epitetin “Dumdumani”.
Meta tha se Dumani nuk goxon të hetojë Edi Ramën për çështjen e McGonigal.
“Kam ardhur të takoj “dumdumanin”, e njihni “dumdumanin”?! Kush është “dumdummani”, është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal sepse është kokë e këmbë bashkë me Edi Ramën. Dumdummani është ai që nuk përmend dot emrin e Edi Ramës”, tha shkurtimisht Meta para gazetarëve


