Ilir Meta thirret në SPAK, u rikthehet sulmeve: Po shkoj tek Dum-Dumani!

Ish-presidenti Ilir Meta eshte paraqitur ne SPAK diten e sotme pak minuta pas ores 10.00.
Thirrja e tij ne prokurori ka ndodhur nje dite pas marrjes ne pyetje te bashkeshortes se Metes, Monika Kryemadhi.

"Po shkoj dek Dum-Dumani, ai qe nuk i permend dot emrin Edi Rames"-tha Meta ne hyrje ne SPAK.

"Dum Dumani eshte ai qe nuk guxon te permende emrin e Edi Rames, bashke me MC Gonigal pasi eshte brenda koke e kembe", tha Meta.
"Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës...Për çfarë jeni thirrur? Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj", tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15.
Pasuria e tij dhe bashkeshortes Monika Kryemadhi, ku perfshihen udhetime e nderhyrje mjekesore jashte vendit dhe ceshtja e lobimit te LSI ne SHBA, po hetohen aktualisht nga SPAK, bashke me ceshtjen CEC-DIA.
Per shkak te ketyre hetimeve dhe thirrjeve te meparshme ne SPAK, Meta muajt e fundit ka sulmuar disa here kreun e SPAK, Altin Dumani.
Ish presidenti ka pretenduar se kreu i prokurorise se Posacme eshte i nxitur dhe i ndikuar politikisht ne keto hetime nderkohe qe prokurori Dumani nuk ka reaguar ndaj ketyre akuzave.
Ne fundvitin e kaluar, BKH me urdher te SPAK kontrolloi zyrat e Partise se Lirise dhe banesen e nenes se Monika Kryemadhit nderkohe qe te dhena jane mare nga jashte vendit per shpenzimet e kryera nga familja Meta jashte vendit./lajmifundit.al


