Nis Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama në këmbë mes shiut mikpret gjithë pjesëmarrësit

Politikë

Nis Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama në këmbë mes

Kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare kanë mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Në sheshin “Skënderbej” ku është ngritur edhe Shtëpia e Europës, po zhvillohet aktualisht ceremonia e mikpritjes me tapet të kuq e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian, nga kryeministri Edi Rama, i cili është mikpritësi i Samitit.

Po ashtu, në sheshin “Skënderbej” të ftuarit i presin dhe performanca me valle e muzikë shqiptare.

Ceremonia e mirëseardhjes në samit shoqërohet nga performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion