Nikolla ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetit Jorgo Papingjit: Mirënjohje për pasurinë e bukur që na le

Politikë

Nikolla ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetit Jorgo
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për poetin e njohur, Mjeshtrin e Madh, Jorgo Papingji.

“Artisti poet Jorgo Papingji, Mjeshtër i Madh, autori i mijëra teksteve të këngëve shqiptare, bashkoi me tingujt muzikorë frymëzimet dhe ndjenjat e holla të bukurive të jetës dhe botës shqiptare. Disa breza jemi rritur me këngët e Mjeshtrit Papingji, kushtuar dashurisë,  jetës, mallit, bukurisë, gëzimeve, vuajtjeve e dhimbjeve njerëzore, ëndrrave e dëshirave,  natyrës, dhe natyrisht, atdheut.

Mirënjohje për pasurinë e bukur që na le! U prehsh në paqe, Mjeshtër!”- shkruan Nikolla.

ME TE LEXUARAT